Si gjithmonë autorët janë zhdukur në drejtim të paditur dhe nuk kemi asnjë të arrestuar për vrasjen e trefishtë dje në Fushë Krujë. Dy makina janë gjetur të djegura, njëra dje dhe tjera sot dhe asgjë tjetër.
Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha po udhëtonin të armatosur me një “Passat” në rrugën Fushë-Krujë-Thumanë ku u gjendën përballë pritës te mbikalimi i Fushë Krujës dhe 60 plumbave nga tre armë.
Por si ranë autorët në gjurmët e anëtarëve të grupit të Ervis Martinajt?
Një nga pistat që nuk përjashtohet është edhe një tradhti e mundshme nga brenda që i çoi përballë plumbave. Në shënjestër dyshohet se ishte Brilant Martinaj.
Përpos vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku i dyshuar ka qenë Brilant Martinaj ishte ajo e vrasjes së ish-oficerit të policisë, Xhelal Reçi.
Hetimet vazhdojnë, por nisur nga e kaluara, shanset janë që kriminelët të gjejnë sërish prapë më shpejt njëri tjetrin sesa policia.