-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja e Bashës me “blerjen” e re të Berishës

Kryesoret

Sali Berisha prezantoi sot “blerjen” e re në stafin e tij drejtues me të cilin synon që të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti pas tre mandateve radhazi.

Ish-kryeministri tha se Enri Ceno do të jetë sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Enri Ceno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike.

Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Ceno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në” tha Berisha.

Por Ceno pavarësisht prezantimit që i bëri Sali Berisha nuk është i panjohur për demokratët dhe publikun, pasi ai ka qenë kandidat për deputet i PD-së në 2017 në Durrës, në kohën që partinë më të madhe në opozitë e drejtonte Lulzim Basha.

Gjithashtu ka mbajtur edhe funksione të tjera në PD. Ai është djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit