-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurori i Antimafias: Rritja e korrupsionit ka sjellë fuqizim të mafies në Shqipëri

Kryesoret

Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri ka folur për problematikat e ligjit në Shqipëri dhe fuqizimin e mafias.

Sipas tij mafia është fuqizuar për shkak të rritjes së korrupsionit në vend, po ashtu ai ka shtuar se ajo është ndër më të fuqishmet në Evropë.

‘Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni’, është shprehur prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

‘Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, deklaron Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit