Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK ku i është përgjgjur pyetjeve të BKH dhe 2 prokurorëve për tenderin e sterilizimit.
“Jam thirrur në cilësinë e cështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj pasi doli nga SPAK.
Beqja dha një përgjigje edhe për çantën e zezë duke thënë se kishte materiale pune.