Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet dhe u ndërpre dy herë në mbledhjen e sotme ku po diskutohej propozimi i PS-së për disa ndryshime në Kodin Rrugor me synim kryesor zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së patentave dhe kufizimin e shpejtësisë për shoferët e rinj.
Por deputeti i PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për falsifikim, pasi sipas tij diskutimi për këtë draft nuk ka qenë i përfshirë në kalendarin e punës së këtij komisioni.
Debati në komision
Gazment Bardhi: Kemi miratuar kalendarin, pasi e ka miratuar komisioni i Ligjeve ju e keni falsifikuar. Ky është akti më i rëndë në komisionin e Ligjeve. Këtë e keni falsifikuar ju.
Bushka: Ju lutem kolegë.
Bardhi: Ti sapo gënjeve LIVE. Hape e-mailin, këtu ka falsifikim të kalendarit, kodi rrugor nuk ka qenë në draft kalendar. Ju nuk vazhdoni dot me prezantimin.
Bushka: Kjo nuk është normale, cfarë jeni duke bërë? Ju lutem, kjo nuk është normale. Nuk jemi këtu kush bërtet më shumë. Ndërpritet mbledhja.
Ndërpritet mbledhja, Gazment Bardhi shkon te Bushka për ta sqaruar