Kryeministri Edi Rama ka një lajm të mirë për qytetarët pas sulmit kibernetik kundër faqeve të shërbimeve publike. Ai tha se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe po tërhiqet.
“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!
Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt” tha Rama.