Policia Kufitare e Vlorës ka nisur ditën e sotme në aksion për kontrollin e dokumenteve të të gjitha mjeteve lundruese
Duke marrë shkas dhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afersi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.
Ky kontroll ka ardhur pas dy aksidenteve të fundit në det, ku gomonet kanë përplasur pushues në breg të detit.
Nga aksioni i sotëm janë proceduar disa mjete si dhe janë vendosur disa masa afministrative me gjobë për personat që lëviznin me mjetet lundruese afër detit.