-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dramë te Dortmund, futbollisti më i shtrenjtë në histori diagnostikohet me tumor

Kryesoret

Borusia Dortmund ka bërë publik një lajm tronditës për futbollistin e saj më të ri, Sebastian Haller. Lojtari që u ble nga Ajaksi pas largimit të Erling Haland për të zëvendësuar norvegjezin, ka braktisur stërvitjet në Zvicër dhe është kthyer në Gjermani.

Në testet që iu bënë sot, lojtarit i është zbuluar një tumor në testikuj. Haller kishte shprehur shqetësime që në mëngjesin e të hënës dhe mungoi në ndeshjen miqësore ndaj Valencias. Testimet më të hollësishme treguan se cili ishte problemi.

 “Lajmi i sotëm ishte tronditës për Sebastian Haller dhe për të gjithë ne. E gjithë familja e Borusia Dortmund i uron atij një shërim sa më të shpejtë dhe që ta përqafojmë përsëri sa më parë”, tha Sebastian Kehl, drejtori sportiv i skuadrës gjermane. Haller u bë sulmuesi më i kushtueshëm në historinë e Borusia Dortmund pasi u ble nga Ajaksi për 31 milionë euro plus bonuse. Por tashmë karriera e tij te skuadra gjermane do të ndalet, pasi ai duhet t’i nënshtrohet kurave në qendra shëndetësore të specializuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit