Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.
Ai është shprehur se hapja e negociatave është e vonuar por e shkëlqyer.
“E sotmja është e shkëlqyer për rajoni. Ky sinjal është një sinjal i qartë që Shqipëria ka mbështetje të gjerë nga ndërkombëtarët.
Transofrmi i një vendi kërkon, punë, mund dhe vullnet. Anëtarësimi në BE vlen çdo përpjekje dhe sakrificë.
Institucionet të reagojnë në kohë dhe të fillojnë të plotësojnë detyrat për anëtarësimin e plotë. Është në dorën tonë nëse anëtarësimi i plotë do të na kërkojë 5 apo 30 vite,” është shprehur ai.