Disa persona humbën jetën dhe të paktën nëntë ushtarë rusë u plagosën në një incident të pashpjegueshëm të hënën në një termocentral bërthamor në Ukrainën qendrore, tha kryebashkiaku i qytetit Enerhodar.
Kryebashkiaku Dmytro Orlov, i cili nuk ndodhet në qytetin e pushtuar nga Rusia, tha se trupat ruse “shkuan urgjentisht në spitalin e qytetit me lëndime të ndryshme. Disa ishin shtruar në spital dhe një ishte në kujdes intensiv.”
“Ka edhe të vdekur, por për momentin nuk mund të japim numrin e saktë të tyre”, tha ai. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e Rusisë. Rusët pushtuan Enerhodarin dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në fillim të marsit.