Kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit 12 të arrestuarit për 60 kg kokainë. Bëhet fjalë për kokainë e fshehur në ngarkesën e qymyrit, për të cilën u kërkua dhe heqje e sekuestros së anijes.
12 personat e arrestuar kanë qenë pjesë e grupit të ekuipazhit dhe SPAK iu ka sekuestruar pasaportat.
Ka dyshime se pjesë e kokainës mund të jenë tërhequr në portet e vendeve të tjera, ku anija ka ndaluar plot 11 herë, qëkur u nis nga Kolumbia.