Përpara zyrtarëve më të lartë të Brukselit, kryeministri Edi Rama u zotua për inkurajimin e shoqërisë civile dhe mediave, edhe pse në fakt vetëm pak javë më parë vetëm për një pyetje që nuk i pëlqeu, dërgoi për “riedukim” gazetarin e dytë.
“Ky është një kapitull i ri për Shqipërinë. Ne do të gjejmë mënyra për të rritur cilësinë e proceseve me më shumë aktorë të ndryshëm.
Do të punojmë që kritika e shoqërisë civile dhe lira e mediave të vazhdojnë të inkurajohen” tha ai.
Fjalën e mbylli me shpresën. “Sot unë jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë mbushur me lumturi. Asnjëherë nuk mendoja të gjeja lumturi në këtë ndërtesë.
Ata janë të mbushur me shpresë. Shpresa për njëherë realiteti i ngjitjes sonë do të jetë ndryshe për të ngjitur majën e malit” tha ai.