Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Petr Fiala, uroj Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
Moment historik sot Shqipëria dhe Maqedonia e veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat. Ky është sukses i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë dhe keni treguar këmbëngulje, keni pasur besim te procesi drejt BE-së, keni median e lirë, një shoqëri civile të gjallë. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime për vendin tuaj mbi të gjitha. Ne si Komision Europian ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.
Pas konferencës sot ekipet negociuese do të fillojnë punën sot. Do të ketë rritje të investimeve dhe bashkëpunime të rëndësishme. Do të ketë punësime të reja dhe mundësi të reja. Populli i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut”, tha Von der Leyen.