Pas humbjes së Tiranës në ndeshjen e parë përballë Zrinjski Mostar, ka nisur përplasja e tifozëve me policinë jashtë ambienteve të stadiumit ‘Air Albania’. Për pasojë është plagosur një efektiv. Tifozët boshnjakë kanë nisur përleshjen por mbetet ende e paqartë aryseja pasi ishin fitues me rezultatin 0-1 bë ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League.
Në stadiumin ‘Air Albania’ ishin rreth 250 tifozë nga Bosnja. Ndërsa në krahasim me ndeshjen e një jave më parë mes Tiranës kundër Dudelange, sot kishte më pak tifozë të bardhebluve pasi mund të jenë zhgënjyer nga eliminimi në turin e parë të Champions League.