Kryeministri Edi Rama nga Brukseli u shpreh se hapja e negociatave është jo fundi, por vetëm fillimi i punës për integrimin në familjen e madhe europiane. Pas kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila është shprehur se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për shkak të bandës që e drejton.
Ajo ka shprehur rezervat e saj dhe për opozitën, e cila është një “çetë”, dhe po prapë një pengesë.
“Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit.
Sa kohë akoma deri nē anëtarësimin e plotë në BE?
Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë.
Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa.
Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja!
Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë.
Bëje edhe ti, kushdo qofsh!” ka shkruar Açka në Facebook.