-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat me BE-në, Xhaçka: Na pret një proces sfidues, jemi gati

Kryesoret

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut tha se përpara na pret një proces sfidues, por vendi ynë është gati.

Xhaçka tha se Shqipëria ka zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ka qenë një sfidë e vërtetë. Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut. Ne e kemi nisur këtë rrugë së bashku.

Kemi punuar shumë për të arritur këtë moment historik. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat e Shqipërisë që nga rrëzimi i regjimit. Ka qenë frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik.

Ky proces transformimi me të vërtetë nuk ka lënë gurë pa lëvizur. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit. Me Komisionin kemi zhvilluar një proces të gjatë. Diskutimi i kapitujve ka qenë në fokus.

Përpjekjet tona për të forcuar kapacitet administrative. Edhe pse e dimë që na pret një proces shumë kërkues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur.

Në kontekstin e metodologjisë së re, kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi. Na mbetet shumë për të bërë, por hapja formale e negociatave gjeneron motivim dhe vendosmëri”, deklaroi ministrja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit