-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamjet “apokaliptike” nga Greqia nën pushtetin e flakëve, zona të banuara në rrezik nga flakët

Kryesoret

Në Greqinë jugore janë aktivizuar një sërë vatrash zjarri që janë duke rrezikuar banorët, bizneset dhe banesat. Mediat në vend raportojnë se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e madhe në malin e Pentelit, konkretisht në Drafi, Anthousa-n fqinje dhe, Dasamari e Dioni.

Sipas raportimeve, flakët po favorizohen nga erërat e forta dhe stuhitë që kanë përfshirë zonën.  Zona është plot me pisha, nëpër të cilat zjarri përhapet në kohë rekord.

Zjarri ka rënë pak pas orës 17:00 dhe brenda tre orësh është përhapur me shpejtësi. Ndërkohë, sinoptikanët kanë bërë të ditur se nga ora 02.00 e mëngjesit erërat do të bien disi, kështu që mund të ketë një “dritare” mundësie për të shuar zjarrin.

Flakët si duket po përhapen edhe në zonat e banuara, mes shtëpive ndërsa i rrezikuar është edhe Spitali i Fëmijëve. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit