-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama po u jep oligarkëve pyjet me koncesion për vila

Kryesoret

Partia Demokratike denoncon se qeveria “Rama-3” me një draft vendim pritet t’u japë oligarkëve edhe sipërfaqet pyjore për ndërtimet duke betonizuar gjithçka.

Fatbardha Kadiu kërkon që organet e drejtësisë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendi i Shqipërisë të reagojë.

“Pasi premtuan pyje orbitale dhe në vend të tyre mbollën hekur e beton; Pasi folën për Rilindje urbane dhe dhe shtruan me pllaka sheshe qytetesh banorët e të cilëve i përzunë me politika anti-qytetare;

Pasi ligjëruan për reforma strukturore dhe e vetmja strukturë që krijuan ishte kanabizimi i vendit;

Pasi u mburrën për epërsi kulturore dhe iu vunë institucioneve dhe veprave të traditës me kazmë e qysqi;

Pasi programuan shëndetësi falas dhe shtrenjtuan vdekjen në spitalet publike;

Pasi transferuan të gjitha pasuritë publike në llogaritë e tyre mbuluar me presta nome;

Pasi dhanë çdo gjë me koncension, nga barnat deri te bregdeti në stilin e lajmëruar që në fillim: “nuk keni para gjë akoma”, e kanë një surprizë tjetër për shqiptarët: shpyllëzimin e vendit!

Një draft-vendim qeveritar që do të kalojë së shpejti, do t’i marrë Shqipërisë edhe territorin e fundit relativisht të paprekur, sipëfaqen pyjore.

Partia Demokratike paralajmëron se, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit.

Biznesi qeveritar i ndërtimit, pas betonizimit të qyteteve të mëdha dhe bregdetit, me sa duket ka planifikuar rezorte të reja në zona pyjore.

Kjo do të thotë mijëra pemë të rrëzura, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes.

U bëjmë thirrje qytetarëve të lirë dhe komuniteteve civile që të vrasin frikën, të tregohen të vëmendshëm para këtij pushtimi të ri qeveritaro-oligarkik, që do të vijë nën maskën e zhvillimit, por do të sjellë para për pak xhepa dhe rrënim për ta.

Partia Demokratike do t’u dalë në krah të gjithë atyre që ngrihen për mbrojtur pasurinë kombëtare të një Shqipërie në rrezik.

U kërkojmë organeve të drejtësissë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendit të Shqipërisë që të rezistojë.

Ligjvënësit nuk mund të sillen si pupacë qeveritarë” shprehet anëtarja e kryesisë së PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit