Disa detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Ilir S. në Belgjikë. Mësohet se policia dhe ambulanca janë telefonuar dhe dikush ka njoftuar për një plagosje.
Sipas dëshmitarëve, i ndjeri po udhëtonte me një motor në momentin e atentatit. Një peshkatar aty afër që ka parë ngjarje është shprehur se la të bijën tek fqinjët dhe u përpoq që ta shpëtonte, por pa sukses.
Nga ana tjetër polici ka parë një mori makinash që po lëviznin në atë çast por nuk mundi të identifikonte nëse kishin lidhje me ngjarjen apo jo.