-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Wadephul zbret me “këmbë në tokë” Ramën: Asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit

Kryesoret

Teksa e marta është një ditë historike për Shqipërinë pasi zyrtarizohet hapja e negociatave dhe entuziazmi ishte i madh që në mëngjes në Bruksel, Dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.

Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.

Johann Wadephul: “Negociatat e anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të pashmangshme. Ky është një hap historik drejt integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre. Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Në veçanti për Shqipërinë, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe BE-ja do të kërkojë zbatimin e tyre gjatë bisedimeve.”

Gunther Krichbaum: “Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për një plan pune për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE jep arsye për shpresë. Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë. Pres që qeveria bullgare të mos vendosë pengesa të tjera në rrugën e këtyre negociatave dhe përfundimisht ti japë fund lojërave te tyre të motivuara thjesht nga politika e brendshme, të cilat bien ndesh me frymën europiane. Por Maqedonisë së Veriut i kërkohet gjithashtu si Shqipërisë të vazhdojnë perpjekjet. Partitë demokratike në Shkup duhet të vazhdojnë fuqishem rrugën europiane ”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit