-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama mashtron, negociatat me Shqipërinë, me klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit

Kryesoret

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi në një takim me të rinjtë në Durrës deklaroi se kryeministri Edi Rama po mashtron edhe për negociatat me Bashkimin Evropian. Berisha theksoi se shkak janë bërë klauzolat që përjashtohesh nga negociata.

“Edhe sot mashtroi. 4 vite më parë hapi shampanjën, u hapën negociatat, shpërndau dekorata, hodhi fishekzjarrë. Flamuri i BE, çdo njeri që e sheh i ka ca yje, ato janë vendet anëtare, jo negociatat, s’ka yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Mashtruesi është mashtrues. Çfarë ndodh para dy vitesh? Një nga shkaqet ka qenë Shqipëria, ua tregoj unë pse. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë? Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit