-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë u “gatua” kundër Berishës? “5pyetjet.al” zbardh prapaskenat: Basha, fraksionet dhe zgjedhjet

Kryesoret

Situata brenda PD-së akoma “zien” edhe pse u mendua se protesta e Sali Berishës i vendosi vulën “de facto” drejtimit në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Mbrëmjen e djeshme një grup deputetësh të PD-së, disa prej të cilëve që ishin edhe në protestën e Berishës u mblodhën për të diskutuar mbi qëndrimin dhe aksionin politik në shtator.

Takimi dhe biseda e iniciuar nga Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha zgjati më shumë se katër orë. Por cili ishte përfundimi që u arrit? “5pyetjet.al” kontaktoi disa prej deputetëve që ishin pjesë e takimit, por folën në kushtet e anonimatit.

Njëri prej deputetëve tha se “Ishte një mbledhje informale. Kishte disa ide që janë hedhur, por do të ketë edhe të tjera takime që do të dilet me një qëndrim. Kjo ishte kafja e parë. U hodhën disa ide por kanë nevojë për t’u diskutuar”.

Me Salin Berishën që është një realitet i pashmangshëm, përgatitja dhe qëndrimi për zgjedhjet e ardhshme lokale ishte pjesa kryesore e bisedës. “Duhet të gjejmë mënyrën të bashkëpunojmë për zgjedhjet e ardhshme” tha një tjetër deputet për “5pyetjet.al”.

Por a është diskutuar për krijimin e një partie të re për të pakënaqurit nga Basha dhe Berisha? Një tjetër deputet në kushte anonimati, e mohoi këtë lëvizje, por jo fraksionet. “Ideja për parti të re nuk ekziston. Fraksione? U diskutuan disa mënyrë bashkëpunimi”.

Rikthimi i Lulzim Bashës është mohuar kategorikisht. “Basha dhe Berisha padiskutim u lakuan në bisedë. Basha e ka mbyllur sot për sot historinë e drejtimit të partisë. Nuk ka shanse Basha që të rikthehet sot” tha ai.

Deputetët e pranishëm mbrëmë në takim;

  1. Kreshnik Collaku
  2. Gazment Bardhi
  3. Dhurata Cupi
  4. Helidon Bushati
  5. Andia Ulliri
  6. Ervin Salianji
  7. Bledjon Nallbati
  8. Arbi Agalliu
  9. Lefter Geshtenja
  10. Flamur Hoxha
  11. Eralda Bano
  12. Merita Bakiu
  13. Kastriot Piroli
  14. Ferdinand Xhaferraj
  15. Emilia Koliqi
  16. Seladin Jakupllari
  17. Zheni Gjergji
  18. Dashnor Sula
  19. Grida Duma

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit