-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD i bashkohet Shoqatës së Gjuetarëve: Memorandumi i jep krah “çifteve” ilegale

Kryesoret

Nënkryetari i PD-së, Luan Baçi është shprehur se demokratët janë në mbështetje të Shoqatës së Gjuetarëve për sa i përket shtyrjes së memorandumit me një afat tjetër 5-vjeçar.

Kjo është hera e tretë që ndodh dhe ka bërë që gjuetia e ligjshme të shtyhet me 15 vite.

Sipas Baçit kjo i ka hapur rrugë gjuetisë ilegale dhe po bën që ata që janë përkrah Ramës të gjuajnë pa u shqetësuar për ligj.

Partia Demokratike do të ofrojë ekspertizën ligjore për të mbështetetur Federatën për Gjueti dhe Konservim, e cila do ta çojë ligjin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Nuk është flora dhe fauna shqetësimi i qeverisë, që e aktivizon për herë të tretë moratoriumin anti-gjueti.
Është e njëjta qeveri që do të shpyllëzojë vendin;
e njëjta qeveri që nuk ndalon zjarrvëniet e qëllimshme në mijra hektarë pyje;
e njëjta qeveri që asetet e trashëgimisë kulturore i kthen në projekte biznesi me hekur e beton.
Aryeja ka të bëjë me të konsideruarit e Shqipërisë si çiflig ku lejohet të gjuajnë vetëm nomenklatura e partisë në pushtet.
Shprehim bindjen se moratoriumi nuk e ndalon gjuetinë, por i hap rrugë gjahut ilegal, i cili bëhet edhe më i dëmshëm për faunën e Shqipërisë.
Partia Demokratike do ta votojë kundër projektligjit dhe do t’i dalë zot komuniteteve të prekura nga politikat e mbrapshta të qeverisë
,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit