-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’e ftoi apo refuzoi? “5pyetjet.al” zbulon misterin, pse Kraja nuk ishte te festa e Ramës?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm organizoi një ceremoni për ngritjen e flamurit të BE-së në selinë e qeverisë, një ditë pasi Shqipëri mori zyrtarisht hapjen e negociatave në Bruksel.

Pjesë e festës ishin jo vetëm qeveria dhe deputetët socialistë, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit nga drejtësia dhe fusha të tjetra me përjashtim të Presidentit dhe opozitës. Por vëmendjen e tërhoqi edhe një tjetër mungesë e madhe.

Edi Rama i kërkoi drejtësisë të bëjë punën e saj, që sipas tij është kyçe për integrimin, por aty mungonte kreu i SPAK-ut, Arben Kraja. Në media, aludimet ishin të shumta se Edi Rama nuk e kishte ftuar pas “dushit të ftohtë” që i bëri SPAK-ut pak javë më parë ku i kërkoi arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Por e vërteta është krejt ndryshe. “5pyetjet.al” iu drejtua zyrës së shtypit të SPAK-ut. “Patjetër që zoti Arben Kraja ishte ftuar, por drejtuesi sot kishte një angazhim online me të huaj të planifikuar më parë që nuk e linte dot” tha zyra e shtypit për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit