Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për Gjergji Priftuli, 37-vjeç, i cili përplasi me gomone një çift të rinj në plazhin e Jalës.
Cifti i turistëve po pushonte fundjavën e kaluar në bregdetin e Jalës. Ata ishin ulur buzë detit dhe po merrnin rreze dielli, kur u plagosën nga një gomone.
Drejtuesi i gomones Gjergji Priftuli, 37 vjeç, nuk ka mundur ta ndaloi mjetin në kohë dhe ka marr para dy turistët duke u shkaktuar fraktura të rënda.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Himarës, ndërsa më pas djali përfundoi në spitalin e Traumës pasi ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në kokë.