-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Plas” brenda PD-së, Çupi sulmon krahun e Berishës: Ju doni pazar me Ramën

Kryesoret

Bashkë-kryetarja e reformës territoriale, Dhurata Çupi ka replikuar ashpër me kolegët e saj, deputetët e grupit të Berishës, mes tyre Oerd Bylykbashi që sot doli në një konferencë për mediat për ndarjen e re administrative dhe nuk i kurseu kritikat.

Çupi objektivin e grupit të Berishës për të rritur numrin e bashkive nuk e shikon si ide, por përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.

Më tej, Çupi thotë se i ka ftuar pjesën tjetër të deputetëve të PD-së, që janë krah Berishës për t’u ulur por kanë refuzuar të diskutojnë për reformën e re territoriale.

“Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjeter. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral.

Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.

As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar.

E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë.  Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret” mbyllet postimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit