-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksion si në filma, policia sekuestron 83 kg drogë në Fier, arrestohen 2 persona

Kryesoret

Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë në Fier, pasi kishin lëndë narkotike në automjetin e tyre.

Policia bën të ditur se pas informacioneve është vënë në ndjekje të një automjeti me kanabis, të cilit i ka dalë në ndihmë një tjetër makinë për të penguar policinë.

Në tentativë për t’i ikur policisë, makina ka përfunduar në kanal, ndërsa më pas policia ka bërë të mundur të vërë në pranga edhe dy persona, si dhe është gjetur 83 kilogramë kanabis sativa.

Sekuestrohen 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, në pranga 2 prej autorëve.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit