Ky është momenti vetëm pak çaste pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vatës, të mbetur të vdekur në vend të dielën në Fushë-Krujë.
Në foto dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin tip “Volkswagen Passat”, ndërsa makina është në flakë.
Siç shihet flakët e makinës janë në pjesën e brendshme të saj, çfarë ka shtuar dyshimet e hetuesve për një zjarrvënie të qëllimshme nga ana e autorëve.