-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO – Barcelona spektakolare me 6 gola, shkëlqen ylli i ri

Kryesoret

Barcelona ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Inter Miamit në kuadër të miqësoreve para-sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i Xavi Hernandezit arriti t’i shënoj nga tri gola në secilën pjesë, ndërsa shkëlqyen transferimet e reja, përveç Robert Lewandowskit, i cili nuk luajti.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të me anë të Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Raphinhas.

Pas asistimit, Raphinha (25’) gjeti vet golin duke shënuar për 2-0, ndërsa braziliani asistoi përsëri në minutën e 41- për Ansu Fati, i cili shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë, Xavi ndryshoi gjithë skuadrën duke bërë 11 zëvendësime, por duke vazhduar shkëlqimin dhe shënuar tri gola tjerë.

I pari në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të me anë të Gavit, i cili shënoi për 4-0 pas asistimit të Memphis Depay, ndërsa holandezi u përkujdes të shënojë vet në minutën e 69-të për 5-0.

Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar u shënua në minutën e 70-të me anë të Ousmane Dembele që shënoi për 6-0.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit