-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon gjyqi i pazakontë! Fshatarët e Bektashit mbushin SPAK-un: Me çfarë e korre grurin?

Kryesoret

Në SPAK vijon që të zhvillohet gjyqi i pazakontë me personazh kryesor Bektash Shtëpënjën nga fshati Kozare i Kuçovës. Rreth një muaj më parë në dyert e prokurorisë speciale u dyndën bashkëfshatarët e Bektashit, i cili i kishte thirrur si dëshmitarë për të bindur prokurorin se pasurinë e kishte vendosur me lekët e grurit që kishte korrur. Sot ishte seanca tjetër. 40 banorë të fshatit Kozare erdhën në gjyq për të thënë fjalën e tyre. Ne vijim pritet që të vijnë edhe të tjerët.

Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të krijuara me paratë e dhëna nga i biri, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Hetimi është zhvilluar për dy shtëpi dhe një makinë për të cilat SPAK kërkon konfiskimin. Bektashi ka plotësuar formularin e OFL-në për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga një autokombajnë, të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës dhe për të vërtetur këtë ai ka çuar listën me 240 bujq nga të cilët deri tani kanë dëshmuar 160. Dëshmitaret kanë thënë se kanë korrur grurin me autokombajnën e Bektashit dhe paratë ia jepnin në dorë pasi nuk kanë qenë të pajisur me NIPT. Historia vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit