Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me rezolutën për Dick Martyn, pasi siç ka kërkuar dhe më herët ajo nuk ka përfshirë fare gjenocidin serb në Kosovë.
Alibeaj është shprehur edhe pse Rama erdhi i veshur me kostumin e nacionalizmit, ai harroi të fliste për gjënë më të rëndësishme.
1/2. Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë! pic.twitter.com/gprJJZnlS3
— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) July 21, 2022