-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anila Hoxha: Gledis Nano ra në kurth për vrasjen e trefishtë

Kryesoret

Drejtori i Pergjithshem i Policise Gledis Nano….!

Shkresa e firmosur nga numri nje i policise se shtetit Z.Gledis Nano  i cili orienton grupin e hetimit dhe u kerkon atyre te pyesin nje set te dyshuarish per atentatin e 3 fishte ne Fushe Kruje, eshte nje nga shenjat se si pushteti ka nje efekt te pazakonte transformimi.

Kompetencat per hetimin jane te prera  , dhe dihet kush ben cfare , si per policine qe funksionon ne nivel lokal dhe qendror ashtu edhe per prokurorin qe drejton hetimin.

Shkresa jep emra konkrete se kush duhet pyetur per vrasjen e Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha , qe ne vetvete eshte nje lloj informacioni te cilin  drejtori i pergjithshem i policise ose e ka siguruar ne rruge operative nga vartesit, ose e disponon si te dhene personale.

Ne rast se ky informacion eshte disponuar nga vartesit sipas zinxhirit hetimor, perse u duhet shkruar atyre qe merren realisht me hetimin se cfare duhet te bejne, kur kjo eshte detyre e tjeterkujt?

Dhe  nese ky informacion eshte disponuar nga qytetaret qe kane telefonuar falas, ose numri nje i policise e siguroi ne rruge operacionale nga burimet e tij , perse strukturat vendore jane ende ne detyre?

Dikush duhet te levizet nga detyra, se eshte ne hava, nuk disponon informacionin bazik ,  nuk di ke te pyese  dhe me ke minimalisht kishin konflikt viktimat

Por meqenese  funksionon keshtu dhe drejtori i pergjithshem orienton  personalisht me shkresa,  problemet qe dalin jane keto;

1. Z. Gledis Nano nuk ka besim tek strukturat aktuale dhe tek disa vartes.

2 Z. Gledis Nano ka rezerva per cilesine e hetimit ne drejtorite vendore

3. Z. Gledis Nano ka rene ne kurthin e publicitetit te tepruar, nje gracke qe nuk i kane shpetuar as paraardhesit e tij qe u transformuan  ne SUPERPOLICE televizive.

4. Z. Gledis Nano eshte i vetem kunder nje organizate “te huaj” tek e cila nuk ka asnje kompetence per te dhene urdhera , ndaj le gjurme me shkrim

5. Z. Gledis Nano ka nevoje te rifitoje besimin e  atyre qe i kane dhene besim, perfshi dhe publikun  dhe duke u ndjere ‘i kercenuar” nga ngjarje kriminale qe tronditen opinionin nuk merr ne konsiderate detyrat e tij dhe detyrat qe ka secili ne Polici dhe ne prokurori.

6. Z. Gledis Nano i mungon tmerresisht hetimi dhe nuk shkeputet dot nga vendngjarja.

7. Z. Gledis Nano eshte ne nje anije qe i duhet te beje edhe kapitenin, edhe marinarin dhe punen e gjithe ekuipazhit

Historia qe me ka shtyre ta shoh perhere ndryshe rrugetimin ne polici te z. Gledis Nano lidhet me fillimet e tij si agjent ne hetimin e krimeve.  Si reportere krimi mesova ne ate kohe se behej fjale per nje krim te pazbuluar te pas 1997, qe  Gledis Nano i ishte vene pas per te zbuluar vrasesin dhe ndaj sic duket punoi shume me informatoret. Dikush i tregoi madje edhe vendin ku trupi i viktimes  ishte fshehur.

Por i ri , mbase  me friken se mund te mos ishte e vertete si edhe dyshues e sic duket edhe pa mbeshtetje nga eproret,  Gledis Nano pagoi nga xhepi nje varrhimes per te kontrolluar. Doli qe  informatori nuk e kishte genjyer. Kufoma ishte varrosur aty dhe rezultati dihet , ngjarja u zbardh.

E nxorra nga arkiva ime kete kujtim,  per te thene se kur behesh  lider qasja duhet te jete  me e gjere. Nis e lufton per zgjedhjen  e nje ekipi qe duhet ti japesh me patjeter besim   se ne te kundert deshtimi eshte i garantuar.  Shkresa e sotme nuk ishte nje shenje besimi, por vetmie te madhe e Drejtorit te Pergjithshem te Policise shqiptare !

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit