-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draghi jep dorëheqjen mes duartrokitjeve: Edhe bankierët kanë zemër

Kryesoret

Kryeministri italian Mario Draghi është nisur drejt pallatit presidencial në Romë për të dorëzuar sërish dorëheqjen, teksa i tha parlamentit, e cila pritet këtë herë të pranohet nga presidenti Sergio Mattarella, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve.

Edhe bankierët kanë zemër. Edhe bankierët përdorin zemrat e tyre…”. Me këto fjalë kryeministri Mario Draghi falënderoi Dhomën e deputetëve.

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane tha se do të shkojë menjëherë në pallatin presidencial për të informuar presidentin e vendit për vendimet e tij.

“Në orën 12 pasdite do të kthehem këtu” tha Draghi mes duartrokitjeve të forta. “Kemi bërë gjithçka bashkë në mandatin e kaluar”, u shpreh ai duke U buzëqeshur deputetëve që duartrokisnin.

Mattarella, i cili disa ditë më parë nuk kishte pranuar dorëheqjen e Draghit, duke i bërë thirrje të vazhdonte si kryeministër, pritet të enjten të pranojë këtë herë dorëheqjen e kryeministrit teknokrat.

Shtypi italian komenton se Italia po përgatitet për diçka jashtëzakonisht të rrallë në historinë politike të vendit, përkatësisht një fushatë elektorale në mes të verës. Sipas gazetës “La Repubblica”, zgjedhjet pritet të shpallen më 2 ose 9 tetor.

Draghi po detyrohet të largohet pasi tre parti në koalicionin qeverisës tërhoqën mbështetjen e tyre për qeverinë e tij. Më e madhja prej tyre, “Lëvizja Pesë Yjet”. Ndërkohë, bursa e Milanos u hap me një rënie të madhe, me indeksin e përgjithshëm që regjistroi humbje prej 2.23%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit