Dy herë e tha me nënkuptim, por herën e tretë Edi Rama e deklaroi troç, “Sali Berisha nuk shkon dot në Britani”.
“E falenderoj zotin Mediu, jam jo 995, por 100% dakord me frymën e diskutimit të tij, por dua të bëj edhe njëherë edhe një nënvizim, kockat e Srebrenicës dhe gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e “Foltores” dhe as për çobën e këtyre të nënfoltores.
Varret masive dhe gjaku dhe nderi i UÇK-së nuk janë menu ku fut hundët gjenerali juaj i “ushtrisë së vdekur” që do të mbledhë këtu të tëra kocat e Ballkanit për t’i bluar.
Një i pa dëshiruar me certifikatë nga SHBA, me vulë dhe firmë, dhe Oqeani iku, tani ikën Gjibraltari, kanali i La Manshit, mbyllet kontinenti.
Si mund ta katandisni gjithë atë histori. Liderin legjendar e keni “non grata”, sepse u ka udhëhequr një i korruptuar dhe minues i demokracisë” tha ai.