-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fëmijët në Kuvend, Rama ndërpret fjalën: Mos u futën gabimisht?

Kryesoret

Në kulmin e debatit politik në Kuvend, gjakrat u qetësuan pasi në pjesën ku qëndrojnë të ftuarit dhe gazetarët u futën disa fëmijë në kuadër të një aktiviteti.

Kryeministri Edi Rama ndërpreu fjalën dhe akuzat e forta që po përdorte kundër opozitës me fjalët “varroje, zhvarrosje, gjenocid”, etj.

“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët.

Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, u shpreh Rama.

Teksa po ulej, bëri edhe disa batuta. “Xhaxhi Fatmiri po flet  është ai atje në fund. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’ju tregoj se kush është“. Kreu i qeverisë u ul, ndërkohë që Lindita Nikolla ndërpreu seancën për disa minuta sa të mbarojë aktiviteti i fëmijëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit