Kontrata martesore është kthyer në një çështje të rëndësishme për dy persona që kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Por një çift në Indi në kontratën martesore nuk parashikonte, pasuri, prona apo trashëgimi, në të kishte pika që kufizonin pizzat dhe blerjen e veshjeve.
Në të shkruhej se ata do të konsumojnë pizza njëherë në javë. Arsyeja buron nga dashuria e nuses për picën, dhe paaftësia e dhëndrit për të vazhduar me pasionin e saj. Në fakt, takimi i tyre i parë ishte gjatë një pice: “Ne e kaluam klasën e fundit të ditës sonë dhe shkuam në një dyqan picash aty pranë. E dija se duhej ta merrja për pica, sepse ajo gjithmonë fliste për pica.”
Mintu, dhëndëri mori përsipër të përgatiste mëngjesin të dielave, të bënte pazarin e Shantit, nusja çdo 15 ditë, por edhe të dilte natën ekskluzivisht e shoqëruar nga ajo. Sa i përket Shantit, përveç premtimit se do të kufizojë konsumimin e picave, ajo pranon të shkojë çdo ditë në palestër dhe të veshë një sari.