Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai ka “simptoma shumë të lehta” të koronavirusit.
Presidenti 79-vjeçar, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në deklaratë.
“Këtë mëngjes, Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Ai është thënë se do të marrë pjesë në takime përmes telefonit apo platformës Zoom.