-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kufiri detar, Greqia: Në Jon jemi zgjeruar 12 mijë drejt Shqipërisë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë për mediat në Athinë ka folur për kufirin detar me Shqipërinë. Ai tha se Greqia zgjeroi kufirin me 12 mijë, por vulën çështjes do ia vendosë gjykata e Hagës. Mes dy vendeve janë shumë çështje të pazgjidhura.

Pjesë nga intervista

Më lejoni të bëj një parantezë këtu. Ju referuat çështjes së zgjerimit, të drejtës sonë ligjore për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje. Ka informacione, të cilat ju kërkoj ta mohoni ose konfirmoni, se jemi mjaft afër Shqipërisë për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje.

Kjo tashmë është bërë. Shqipëria ka 12 milje dhe ne kemi 12 milje. Në Jon kemi 12 milje.

Me Shqipërinë është bërë?

Është bërë. Është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Po, e kam fjalën për institucionalizimin e kësaj gjëje.

Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një premtim me të cilin do t’i drejtojmë Hagë mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje.

Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen.

Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit. 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit