-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama përplaset me Bashën për Kosovën: Shthurje, e dëgjuat? Pse nuk fole 8 vite?

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sot shumicës që të mos fshihet por të votojë në Kuvend rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar gjenocidin serb.

Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit. Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit – siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërish shqiptarët.

Sado (Rama) të fshihet pas gjuhës së shthurur është një amnisti ndaj të shkuarës nëse nuk dënohet. Duhet të jemi zëri i Kosovës dhe së vërtetës së gjenocidit në Kosovë” tha ai.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke replikuar menjëherë. “A e dëgjuat? Ka qenë tetë vite kryetar i PD-së, dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, UÇK-së, Thaçin apo trafik të qenive njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Milloshevicin dhe për mua. Pjesën për mua duhet ta kuptoni, se i kam munguar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit