Ambasada e SHBA në Tiranë mbrëmjen e sotme ka bërë një njoftim të urgjent për sigurinë e Samitit Botëror të Iranit të Lirë, opozitës iraniane.
Punimet e Samitit do të mbahen në Manzë të Durrësit, aty ku është edhe rezistenca e përfaqësuesve të opozitës iraniane (MEK), në datën 23-24 korrik 2022.
SHBA deklaron se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon këtë event përgjatë dy ditëve. Pas këtyre kërcënimeve qëndron regjimi i Teheranit.
NJOFTIMI
Vendndodhja: Pranë Durrësit, Shqipëri
Data: 23-24 korrik 2022
Ngjarja: Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët
Ndihma:
Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri
+(355) (0)4224-7285
+(355) (0)4224-7285 (pas orësh)
[email protected]
https://al.usembassy.gov/u-s-citizen-services/
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
888-407-4747 ose 202-501-4444