Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik.
Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe
“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.
Prej disa ditësh shërbimet u paralizuan për shkak të një sulmi kibernertik, që sipas kryeministrit Edi Rama dyshohet se është sponsorizuar nga një shtet.
Gjithashtu bëhet me dije se është kërkuar ndihma e agjencive ndërkombëtare ku edhe është vendosur sekuestro për 4 llogari që dyshohet se janë përdorur nga hakerat kibernetikë.