-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi kibernetik, prokuroria e Tiranës nis hetimet

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:

“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.

Prej disa ditësh shërbimet u paralizuan për shkak të një sulmi kibernertik, që sipas kryeministrit Edi Rama dyshohet se është sponsorizuar nga një shtet.

Gjithashtu bëhet me dije se është kërkuar ndihma e agjencive ndërkombëtare ku edhe është vendosur sekuestro për 4 llogari që dyshohet se janë përdorur nga hakerat kibernetikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit