Të shtëna me armë kanë ndodhur në Laç, ku janë plagosur 2 persona.
Fillimisht qytetarët të alarmuar nga breshëria e plumbave dhe dy të shtrirëve në tokë raportuan per dy vdekur, por me pas u saktesua se janë të plagosur rëndë në spital
Klevis Preçi 47-vjeç dhe Ylli Brahimi ndodhen në spital.
Dyshihet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi nuk janë emra të panjohur. Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.
Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.
Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.








