Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka reaguar pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së, Sali Berisha, ai është shprehur se kjo jo vetëm që është absurde, por i ka motivuar që të ecin përpara në punën e tyre.
Bozdo ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Berishën.
“Sa më absurde të jetë “non-grata”, sa më pa sens dhe pa vlerë ajo të jetë, aq më e fortë ndjenja e padrejtësisë dhe motivimi për të vazhduar luftën kundër mafias së Tiranës!”, shkruan Bozdo.









