‘Ditë historike, makthi i urisë në botë u shmang’, kështu u shpreh presidenti turk Reccep Tayip Erdogan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll për zhbllokimin e eksportit të drithërave në portet e Ukrainës.
“Sot është një ditë historike, ne jemi krenarë për rolin tonë në këtë iniciativë që ka zgjidhur krizën globale të ushqimit. Marrëveshja e sotme ka të bëjë me të gjitha kombet e botës, nga Afrika në Azi, dhe ne po shmangim së bashku makthin e urisë globale.”, tha Erdogan.