-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta brenda PS-së, Ramës s’i del e keqja: Dritan Leli fle gjumë

Kryesoret

Tetë muaj përpara zgjedhjeve lokale, kryetari i bashkisë së Tiranës u shpreh se Dritan Leli, drejtuesi i bashkisë Vlorë, me të cilin përplasjet nisën që përpara zgjedhjeve parlamentare, “është në gjumë”.

Kreu i PS-së ishte sot në Pogradec. Ai zhvilloi një takim për bilancet e qeverisjes vendore me kryetarët e bashkive në vigjilje të sezonit të fundit të mandatit të tyre dhe “kur Shqipëria e shqiptarët, kërkojnë sot më shumë se asnjëherë tjetër nga të zgjedhurit e tyre”, sipas tij.

Shembujt ishin konkretë duke folur me emra, kush është kampioni dhe kush dështaku. E ndërsa ngriti në piedestal Pjerin Ndreun, zhyti Dritan Lelin.

Negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë. Jemi ne, PS që qeveris të gjithë territorin dhe nuk është uniforme në aspektin e cilësisë. Është e larmishme. Kemi bashki që janë shembullore, por kemi bashki që janë të mira, por edhe problematike.

Të qenit problematike për PS-në do të thotë problematike për qytetarët. Keni të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Është krenari që PS sot drejton Lezhën, po të shikosh nivelin e higjienës në plazh.

Në bashkinë e Belshit, kryetari është veteran por është shembull ashtu si lidershipi i Cërrikut. Kemi bashki si Vlora, që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes, drekë dhe darkë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit