Në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, në vizitën e tij të fundit si president i Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se nga e hëna, kur i mbyllet zyrtarisht mandati i deputetit, do të bëjë shumë më shumë për Kosovën.
“Nuk pranoj asnjë falënderim pasi kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale, siç e ka çdo qytetar i Shqipërisë. E vetmja keqardhje është se mund të kisha bërë më shumë për Kosovën nëse do të kisha më pak probleme të brendshme gjatë këtyre 5 viteve. Ju jap fjalën se nga dita e hënë, 25 korrik, do të bëjë shumë herë më tepër. Ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer”, tha Meta.