-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ose ti, ose unë”! Rama “shkund” kryetarët e bashkive: Drejtorët po na nxjerrin bojën

Kryesoret

Kryetari i PS-së, Edi Rama u kërkoi kryetarëve të bashkive që të mendojnë për zgjedhjet jo kur të vijë fushata, por cdo ditë duke qenë pranë tyre për ti dëgjuar dhe jo t’u mbyllin dyert. Ai u kërkoi që të mos mbrojnë drejtorët që abuzojnë, por të “zgjohen” dhe të hapin sytë duke kërkuar largimin e tyre nga detyra.

Si ka mundësi që qeveria të jetë e gjitha online me shërbimet dhe bashkitë jo. Si i bëhet me borxhet, që thellohen në disa bashki? Me idenë që nuk ka problem se janë të shtetit, ujësjellësa, drita. Kemi bërë përmirësime, por duhet të jetë uniforme.

Çfarë vlere ka të shkosh te qytetari kur fillon fushata, kur ti je kryetar bashkie aty dhe nuk garanton që t’ju hapin derën dhe ulen në gjunjë njerëzve dhe zyrtarë që ta dinë e para dhe e fundit është mirësjellja.

Ti duhet të jesh i alarmuar që një drejtor i joti lë kokrrën e namit dhe e mbron partia, deputetët, ti duhet të thuash “ose unë, ose ky këtu”, sepse i ka dalë boja. T’i dalësh përballë dhe t’i thuash “t’i nuk je drejtor më këtu, ose unë, ose ti”.

Pse nuk e di kryetari kur posta bën zhullume me pensionistët? E di që ç’ke me atë punë. Kryetari i bashkisë i di të gjitha. I Tiranës dhe Durrësit, apo 4-5 të tjera nuk i dinë se janë qytete të mëdha, por të tjerët të gjithë i dinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit