Zamira Vyshka, gjyqtarja e Elbasanit, e arrestuar sot për shkak të korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin është aluduar se ajo ka pasur lidhje me fisin famëkeq të Elbasanit, Çapjat.
Por jo vetëm kaq, gjatë kontrolleve në banesë të ushtruar nga SPAK, asaj nuk janë gjetur shuma parash, gjë që ka habitur prokurorët, pasi nga përgjimet ajo nuk ishte e kënaqur me 2 milionë lekë të reja për të liruar dikë nga burgu, kërkonte më tepër.
Për sa i përket lidhjeve me Çapjat, kjo ngelet në kuadrin e zërave dhe nuk janë gjetur ende lidhje të sajat me këtë gjë.
Vyshka nuk e kishte kaluar vetingun dhe ajo priste të dilte para komisionit të Pavarur të Kualifikimit.