Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kuvendi i Shqipërisë bëri detyrën me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dickt Martyt. Për kryetaren e shtetit të Kosovës, në momentin që Prishtina do të bëhet pjesë e Këshillit të Europës do të ndërmarrë nismën për të zhbërë raportin e Dickt Martyt të miratuar në 2011 për trafik organesh.
“Sa i përket rezolutës së miratuar nga kuvendi i Shqipërisë, shprehin vullnetet politike, por ekziston një parim, që një akt, juridik apo politik mund të shfuqizohen nga organet që i kanë miratuar. Kuvendi ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot, që lufta e çlirimtare e Kosovës nuk mund të zhbëhet nga askush.
Historinë nuk do të mund ta ndryshojë askush. Kosova nuk ka pasur cfarë të fshehë sepse ke mbrojtur nga regjimi i mi që mbetjet e tij janë akoma në Serbi në kontekst të mentalitetit.
Ju konfirmimin tonë, sa i përket pastërtisë së luftës çlirimtare e keni dëgjuar dhe nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, pasi qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës është cdo ditë në cdo frymëmarrje dhe punën tonë.
Qoftë rezoluta në Shqipëri, apo Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë që asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë në Rusi apo vend tjetër.
Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktima e një regjimi gjenocidal. UÇK luftoi për lirinë e Kosovës. Dick Marty tentoi të shtrembëroi të vërtetën në Kosovë, por përgjigjen e mori edhe nga vetë prokurorët e Speciale, Uilliamson, thotë se nuk ka argumente për trafik organesh.
Këto thashetheme që atëherë ishin miratuar në një raport të KiE, tani kanë rënë në tokë. Kosova ka aplikuar për në Këshillin e Europës, ne mirëpresim ndihmën e Shqipërisë.
Dhe kur të jetë anëtare do të ketë të drejta të plota sikur edhe deputetët e tjerë për të paraqitur amendamente dhe atëherë do të bëjë propozime brenda vetë organizatës që e miratoi atë. Organi që miraton një dokument ka të drejtën ta shfuqizojë. Serbia edhe sot vazhdon të përgatisë sulme dhe komplote si në rastin e Dick Marty për të fajësuar Kosovën” tha ajo.
Por, Osmani kishte edhe një përgjigje të fortë, kur tha se Kosova nuk i harron njerëzit që bënë presion që të themelohej Gjykata Speciale.
“Ne nuk e harrojmë, edhe nëse dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë, se kush insistonte më shumë dhe bënte presion më shumë që të themelohej gjykata speciale. Nuk e harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë” tha ajo. Ai ishte ky “thumb” për Edi Ramën?
Presidenti Ilir Meta e përshëndeti miratimin e rezolutës. “Jo vetëm rezoluta, por cdo akt që i shërben demontimit të aktit të Dick Martyt apo kushdo qoftë. Gjithçka është shumë e rëndësishme dhe shumë pozitive.
Dua të shpreh bindjen time të plotë që kam pasur edhe në rastet e drejtuesve të tjerë të UÇK-së që kanë fituar pafajësinë, se edhe ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët. Ne duhet t’i ruajmë shpinën njëra tjetrës në cdo sekondë” tha Meta për raportet Kosovë-Shqipëri.